Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas menatës në rrugën Kllokot – Viti, ku për pasojë një person ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i lënduar.
I riu që humbi jetën në këtë aksident është Besnik Kurteshi nga Vitia.
Sipas informacioneve të para, Kurteshi ishte pasagjer në një veturë e cila u vetaksidentua rreth orës 01:15 mëngjesin e hershëm të së premtes.
Vdekjen e tij e konstatuan ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.