E dhimbshme: Ky është 52-vjeçari që i dha fund jetës në Gjilan, njoftoi Policinë paraprakisht

Gazeta Sinjali sot raportoi për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gjilan,ku një person është gjetur pa shenja jete te Penda e Livoçit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, teksa sipas informacioneve të para, dyshohet për vetëvrasje, mëson Sinjali.

Burimet bëjnë me dije se viktima është Remzi Ajeti, 52-vjeçar.

Sinjali mëson se i ndjeri para se të kryente aktin e rëndë, ka njoftuar Policinë se do të kryejë vetëvrasje.

Pasi njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, kanë gjetur viktimën pa shenja jete, me ç’rast ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. /GazetaSinjali/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here