Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Prishtinë, pasi një 29-vjeçar është gjetur pa shenja jete në afërsi të objektit ku banonte në rrugën “Shefqet Shkupi”. Siç merr vesh Sinjali, i ndjeri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.
Siç mëson Sinjali viktima është 29-vjeçari, Qendrim Breca.
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmet, e cila deklaroi se i njëjti pavarësisht se u dërgua në QKUK për tretman mjekësor, nuk arriti t’i përballojë plagët.
“Rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar (shtrirë në rrugë), në lagjen Emshir në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët e kanë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ku rreth orës 11:00, kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull , 29 vjeç”, u shpreh ajo për Sinjalin.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit”.