E dhimbshme, humb jetën në vendin e punës nënoficeri i FSK-së

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në vendin e punës nënoficeri i FSK-së, Muhamet Beqiri, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit, Beqiri vdiq në vendin e tij të punës si pasojë e një sulmi kardiak.

“Njoftojmë të gjithë pjesëtarët e FSK-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, se nga një sulm kardiak ka ndërruar jetë në vendin e tij të punës nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshterë i parë Muhamet Ramiz Beqiri”.

Në emër të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës i shprehim ngushëllime familjes, shokëve, bashkëluftëtarëve e pjesëtarëve të FSK-së”, thuhet në reagimin e FSK-së.

Më tej, FSK-ja bëri të ditur se për ceremoninë e varrimit të gjithë do të njoftohen me kohë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here