Durmishi tregon se kur përfundojnë rrugët Prishtinë – Mitrovicë dhe Prishtinë – Podujevë

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha tregoi kur përfundojnë dy rrugët në të cilat është duke u punuar, rruga Prishtinë – Mitrovicë dhe rruga Prishtinë – Podujevë.

Ai thotë se se rruga Prishtinë – Mitrovicë do të përfundojë në muajin shkurt 2025.

“Për një vit po e përfundojmë rrugën Prishtinë – Mitrovicë, e cila ka zgjatë që 15 vite më shumë. Në shkurt bëhen një vit kur kemi filluar rrugën për Mitrovicë. Në shkurt e ka afatin se e ka me ditë kalendarike. Në shkurt atij i përfundon afati për me e dorëzu projektin. Atje është rruga duke përfundua, deri në Vushtrri janë shtuar asfalt katër shiritat, janë duke u vendosur pajisjet elastike dhe trotuaret dhe ne presim deri në fund të nëntorit deri në Vushtrri me përfundu. Ndërkohë, strukturat janë duke përfundu në pjesën e ‘bypasit’ për me u lidhë ajo pjesa deri në Smrekonicë. Sipas dinamikës që është duke u zhvillua, ajo do të përfundojë në afatin që është paraparë”, tha Durmishi.

Ndërsa rruga Prishtinë – Podujevë, sipas Durmishit, do të përfundojë në Vit të Ri.

“Në Podujevë, rruga përfundon deri në vit të ri, eventualist, mundemi me i pasë te strukturat, e kam fjalën për kur është me dy nivele, te Vranidolli dhe te ura e Lluzhanit, mund të mos përfundojë komplet pjesa e urave deri në vit të ri, por në fillim të vitit të ardshëm përfundon komplet si projekt, por rruga me katër korsi, përfundon me Vit të Ri”, tha Durmishi.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME