“Duaja më e mirë është stupci, dajaku” – Shefqet Krasniqi thotë se personat që merren me kazino duhet rrahur

Imami kosovar, Shefqet Krasniqi, ka dhënë një deklaratë skandaloze, për personat të cilët merren me lojëra fati.

Në një video të shkëputur nga një emision, Krasniqi pyetet nga një grua se çfarë duaje të bëjë për bashkëshortin e saj, për të cilin thotë se ka hapur një kazino.

Në përgjigjen e tij, hoxhë Shefqeti bën thirrje që ndaj burrit të ushtrohet dhunë fizike.

“Duaja, lutja më e mirë që kryn punë mas shumti te qëta njerëz, është stupci, dajaku. Përpara kanë thanë me i shti në fallak. Po, po, po. Përqata dyjeja u kanë ma marë. Qatëherë shkon ai çelë kazino, me u rras vetë në haram, me i rras evladët e vet në haram, se në fakt i ushqen me haram”, thotë Krasniqi.

Kujtojmë që pak kohë më parë, hoxha bëri komente të ngjashme edhe për përdoruesit e pijeve alkoolit.

“Axha ka pi alkohol pastaj ka tentu me kall shpijen, çfare t’i bejme”, kishte pyetur një ndjekës/e i tij.

Krasniqi ishte përgjigjur duke thënë se personi që ka konsumuar alkool të paralajmërohet se e vrasin, në rast se përsëritet i njëjti veprim.

“Me t’ia lidhë durtë kadale, edhe me marrë nifarë kablle dikund t’hekrit që hekurosë, a nifar kanopi dikun qaty, a naj rryp t’fortë që e ka dikush. E me t’i hi atina, e me rreh, e me rreh, e mi sillë te tretë, ose me ia qitë ni qarshaf n’kry e me t’i ra, e me lonë ratë nja 1 javë ditë. E tani me thirrë Policinë, me thonë ky ke ka na mytë neve, e na s’mujtum ndryshe me nalë e bonem qishtu. E masanej mi thonë, me bo me ta ni zonin që pin najherë alkool, kena me t’mytë krejt, krejt t’mytum. Qatëhere ti tranohesh, e tranon grunë, e tranon fminë, e tranon nanën, e tranon motrën. Qe t’sulmon diçka, kërsitja shuplakë, sabah bonja, edhe thuj t’rrehi apet. Alkool n’shpi tane nuk guxon me pi, hiç me pi, me bo mu anku nana jote a dikush që ke pi alkool, t’myti”, është shprehur Krasniqi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here