14.1 C
Pristina
E enjte, 24 Tetor, 2024

Drecun sulmon AKI’në dhe SHISH’in: Po rekrutojnë edhe serbë

Eksperti i sigurisë, Avni Islami, ka thënë se deputeti serb, Milovan Drecun, ka sulmuar dhe ka shpifur për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe Shërbimin Informativ të Shqipërisë.

“Milovan Drecun i cili njihet si gazetar, gjatë luftës në Kosovë ka edhe përgjegjësi edhe për vrasjen e vëllëzreve Mazreku, e që vërtet ka qenë bashkëpunëtor i KOS-it, qenka mësyrë t’i sulmojë me shpifje shërbimet e inteligjencës së Kosovës (AKI) dhe të Shqipërisë (SHISH). Ku tjetër përveç se në Tanjug.”

Sipas Islamit qëllimi i Drecun është që të humbë besimi në këto dy institucione të sigurisë.

“Qëllimi i tij është tua humbë besimin AKI dhe SHISH te partnerët perëndimorë! Por kjo nuk do të ketë sukses, siç nuk ka pasur sukses kur gjatë viteve 1998 dhe 1999 përpiqej t’i quante terroriste edhe UÇK-në, edhe NATO-n.”

Drecun ka thënë se në Kosovë është formuar një agjenci speciale për zbulim dhe kundërzbulim.

“Në të gjithë këtë është ajo që është duke ndodhur larg syve të publikut është prania e AKI’së. Civile. Në ushtri është formuar një agjenci speciale dhe për mua këtu janë bashkuar shërbime të zbulimit dhe kundërzbulimit. Këtu kemi një shërbim, i cili është jashtëzakonisht aktiv në veri e i cili vepron (natyrisht në uniforma civile), por që kanë legjitimitet dhe kompetenca policore, dhe që kanë marrë pjesë në të gjitha veprimet ‘e njëanshme’ të ndërmarra nga Prishtina në veri të Kosovës, duke filluar prej arrestimeve, marrjeve në pyetje të njerëzve, krijimit të rrjetit të inteligjencës jo vetëm në veri të Kosovës, por edhe në ‘Serbinë qendrore’. Këtu është aktiv një grup prej 30 pjesëtarësh, të cilët janë të pozicionuar në pjesën jugore të Mitrovicës, por që janë me prani shumë të madhe”, ka thënë Drecun.

Drecun thotë se pjesë e AKI-së janë edhe pjesëtarë të komunitetit serb, të cilët sipas tij, po rekrutohen nga shqiptarët.

“Po shqiptarë, të cilët rekrutojnë njerëz dhe po rekrutojnë edhe serbët. Kemi serbë që arritën t’i fitojnë në anën e tyre dhe që të punojnë në dobi të tyre. Kjo është tragjike, por është e vërtetë. Pra kujtoni atë agjentin e ekspozuar të shërbimit inteligjent shqiptar dhe atë shërbimin inteligjent të Kosovës që kishte krijuar një rrjet në Serbi. Ky është vetëm një tregues se si ata veprojnë në ‘Serbinë qendrore’ dhe në veri të Kosovës. Pra, fatkeqësisht kemi edhe serbë që janë të gatshëm, për arsye të ndryshme, të punojnë kundër interesave të sigurisë dhe popullit serb”, ka thënë ai.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here