“Dorëzohu pa kushte”, ultimatumi i Trump për Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka qenë tepër aktiv në orët e fundit në rrjetet sociale në lidhje me zhvillimet në Iran dhe Izrael.

Në postimin e tij të fundit, kreu i Shtëpisë së Bardhë, me shkronja kapitale i ka kërkuar Iranit që të “dorëzohet pa kushte”.

Më herët, Trump shkroi në Truth se Shtetet e Bashkuara kishin mundësinë për të ekzekutuar liderin shpirtëror, Ali Khamenei, po nuk kishin dashur që ta bënin këtë gjë.

“Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt atje. Ne nuk do ta vrasim! Të paktën jo për momentin”, shtoi ai.

“Por ne nuk duam që raketat të godasin drejt civilëve ose ushtarëve amerikanë”, tha Trump.

“Durimi ynë po sosur. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!”, përfundoi ai.

Gjatë ditës, Donald Trump u kthye nga takimi i G7 në Kanada, ku temë kryesore ishte pikërisht lufta mes Izraelit dhe Iranit.

Republikani u shpreh teksa kthehej për SHBA, se po punon për diçka më të mirë se armëpushimi, pa dhënë specifika të mëtejshme. /A2 CNN.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here