Dorëzohet Hezbollahu? Pranon planin e SHBA-së, pritet armëpushim me Izraelin

Hezbollahu duket se është pajtuar në parim me projektmarrëveshjen e armëpushimit me Izraelin, të paraqitur nga Shtetet e Bashkuara, edhe pse negociatat ende vazhdojnë pas dyersh të mbyllura.

Televizioni libanez Lbci njoftoi se qeveria atje e ka informuar administratën e Bidenit se grupi militant i ka dhënë një përgjigje pozitive pushimzjarrit të propozuar me shtetin hebre.

Më herët, u raportua gjerësisht në mediat botërore vrasja e zëdhënësit të Hezbollahut, Mohammad Afif gjatë një sulmi izraelit në Bejrut, sulmi i parë ky i ndërmarrë nga forcat izraelite në qendër të kryeqytetit libanez prej më shumë se një muaji.

Një zyrtar i Hezbollahut, i cili foli në kushte anonimiteti, e pohoi vrasjen e Afifiit. Prania e tij publike qe shtuar ndjeshëm pas përshkallëzimit të ndërhyrjes ushtarake izraelite në shtator dhe vrasjes së udhëheqësit të Hezbollahut Hassan Nasrallah, që po ashtu humbi jetën në një sulm ajror të Izraelit.

Gjatë ditës së premte, Izraeli kishte kryer sulme në zonat periferike në jug të Bejrutit, por kjo pasi ushtria kishte paralajmëruar një herë banorët që të evakuonin një sërë ndërtesash.

Grupi militant ka prani të fortë në zonën e njohur si Dahiyeh dhe sulmet u kryen në një kohë kur zyrtarët libanezë ishin duke shqyrtuar propozimin e Shteteve të Bashkuara për armëpushim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here