Një seri e pandalshme tërmetesh që janë regjistruar pranë Campi Flegrei, ku kohë më parë ka qenë një vullkan në Itali, ka ngritur shqetësimet e ekspertëve për një riaktivizim të fuqishëm nga ky krater, që mund të çojë botën në kaos.
Gjatë këtij muaji, zona u godit nga një tërmet 4.4 ballë, i cili konsiderohet si ndër më të fortët në 40 vite, por për vullkanologët mund të jetë dhe një paralajmërim.
Në 6 muajt e fundit zona ka regjistruar mbi 3000 lëkundje sizmike, shoqëruar me rritjen e emetimeve të gazrave, shenjë kjo që magma mund të jetë duke u ngjitur drejt sipërfaqes.
Studiuesit nga Instituti Italian i Gjeofizikës (INGV) paralajmërojnë se struktura e tokës po kalon nga një fazë përkuljeje në çarje, çka mund të nënkuptojë se jemi afër një shpërthimi të mundshëm. Nëse ndodh, do të ishte shpërthimi i parë që nga viti 1538. Në skenarin më të keq, do të prekte mbi 4 milionë banorë në rajonin e Napolit.
Por pasojat nuk do të ishin vetëm lokale. Shqipëria dhe Ballkani, mund të ndiejnë efektet e ndotjes atmosferike, ndryshimeve klimatike dhe reshjeve të hirit vullkanik, që mund të ndikojnë në bujqësi, shëndetin publik dhe transportin ajror.
Rreth 40,000 vjet më parë, shpërthimi i Campi Flegrei shkaktoi një nga katastrofat më të mëdha vullkanike në historinë e Tokës, me ndikim të madh në klimën globale.