Ka dështuar për herë të dytë propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për ta emëruar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës.
Propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje mori 57 vota për, 19 kundër e 3 abstenime.
Gjithsej për votimin e kryetarit të Kuvendit nevojiten 61 vota.
Propozimi i VV-së kishte dështuar edhe në herën e parë, ndërkaq seanca e konstituimit të kuvendit u ndërpre për 48 orë.