Dështon për të 26-ën herë konstituimi i Kuvendit, VV s’ka vota për ta kaluar votimin e fshehtë

Ka dështuar për të 26-ën herë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.

Kryesuesi i seancës Avni Dehari hodhi në votim Komisionin për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë që do të zgjidhte kryeparlamentarin, i cili dështoi të formohet për të 18-ën herë.

Nga 111 deputetë sa ishin prezentë, 53 ishin pro, një kundër dhe abstenim s’kishte.

Fillimisht, Dehari ftoi përfaqësuesit politikë për një konsultë të shkurtë.

Nga 1 maji, Dehari e hedh në votim këtë Komisioni pasi paraprakisht për disa herë radhazi kandidatja e Vetëvendosjes për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, dështoi të marrë votat e nevojshme.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Ndërsa mes thirrjeve për themelim të institucioneve si brenda Kosovës ashtu edhe jashtë, Kuvendi i Kosovës po mblidhet çdo 48 orë pa ndonjë rezultat.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here