Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka thënë se pa u hequr UA për ndalimin e shamisë në shkollat e mesme, nuk do ta votojë projektligjin për tekstet shkollore
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, ka treguar se nuk është kundër përmbajtjes së ligjit për tekste shkollore, porse për votimin e tij e ka një kusht.
Korenica, në “Debat Plus”, u shpreh se nëse nuk hiqet Udhëzimi Administrativ që e ndalon bartjen e mbulesës në shkollat e mesme, nuk do ta votojë ligjin për tekstet.