Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka komentuar ngërçin institucional lidhur me moskonsitutin e Kuvendit dhe komisioneve parlamentare, duke e cilësuar Lëvizjen Vetëvendosje dhe liderin e saj Albin Kurti si përgjegjës për bllokadën aktuale.
Demaku theksoi se ndryshimi në Kuvend varet nga lëvizjet e VV-së dhe veçanërisht nga qëndrimi i Kurtit.
“Gjithçka për me ndryshuar në Kuvend, varet nga LVV, konkretisht nga Albin Kurti,” tha ai për FrontOnline.
Sipas Demakut, Kurti duhet të largohet nga pozicioni që, sipas tij, nuk është as konstruktiv e as i arsyeshëm në rrethanat aktuale politike.
“Ai duhet me lëvizë nga ky qëndrim, i cili nuk është as i përgjegjshëm dhe as parimor,” u shpreh deputeti i PDK-së.