Deputetët e Kuvendit të Kosovës bëjnë betimin

Pas votimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve, deputetët e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës u betuan sot përpara publikut, duke hyrë zyrtarisht në mandatin e tyre.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, lexoi tekstin e betimit, pas te cilit të gjithë deputetët deklaruan njëzëri me fjalën “betohem”.

Teksti i plotë i betimit të cilin e lexoi kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari:

Unë, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin.

Do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë shtetasve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e sovranitetit, tërësisë territoriale dhe të integritetit ndërkombëtar të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut në përputhje me ligjet e vendit.

Betohem!

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here