Duke folur në një lidhje direkte për emisionin Balkan Talks në Euronews Albania, politikani serb Nenad Çanak solli në vëmendje një rast të rëndë që, sipas tij, ilustron mënyrën se si Aleksandër Vuçiç po përpiqet të shtypë zërat kundër tij.
– Advertisement –
Ai përmendi historinë e një gruaje në Novi Sad, e cila, sipas tij, është burgosur vetëm për shkak të një diskutimi privat me përmbajtje kritike ndaj qeverisë.
“Ka persona, ka nëna që kanë kaluar me muaj të tërë në burgjet serbe vetëm e vetëm se ka pasur akuza se janë përpjekur të rrëzojnë qeverinë. Në një shkollë në Novi Sad, një grua që nuk ka marrë pjesë kurrë në demonstrata ose nuk ka pasur veprime të dhunshme, është çuar në burg vetëm e vetëm për disa diskutime ku e kanë filmuar në disa deklarata ku që ajo ka bërë në praninë e 6 personave të tjerë në një diskutim privat, ku u regjistrua në paligjshmëri dhe për këtë ka bërë dy muaj burg. Ai regjistrim është transmetuar nëpër stacione të ndryshme televizive të kontrollit të regjimit dhe më pas është përdorur si provë për burgosjen e saj”, tha Çanak.