Dy sondazhe janë publikuar sapo ka përfunduar votimi dhe të dyja i japin një fitore të madhe partisë opozitare Tisza, çka do të çonte në largimin e Viktor Orbán nga pushteti.
Sondazhi i Median e vendos partinë e Magyar në 57.1% të votave. Kjo sugjeron se Tisza do të fitonte 135 vende, pak më shumë se 133 që nevojiten për një shumicë prej dy të tretash, ndërsa një sondazh i 21 Research Centre i jep Magyar 55% dhe 132 vende.
Sipas Median, partia e Orbán është drejt 37.1% të votave, ndërsa 21 Research Centre i jep Fidesz 38%.
Sipas “Median” sondazhi është zhvilluar gjatë ditës së sotme, ndërsa 21 Research Centre thotë se sondazhi i tij është zhvilluar mes 8-11 prillit.
