Deklaratat e Kurtit nga Brukseli, çfarë i tha Reutersit e çfarë zyrtarit të BE’së për Asociacionin dhe marrëveshjet me Serbinë

Parakushti i Bashkimit Evropian që Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive në kuadër të procesit të dialogut dhe të zbatojnë të gjitha obligimet nga marrëveshja Ohër-Bruksel dhe marrëveshjet e kaluara, në mënyrë që të mund të përfitojnë nga miliardat e Planit të Rritjes, ka shtyrë kryeministrin Albin Kurti që t’i zotohet Brukselit zyrtar për konstruktivitet dhe zbatim të të gjitha marrëveshjeve, shkruan Gazeta Express.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, të premten ka takuar Drejtorin e Përgjithshëm për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Gert Jan Koopman, të cilit i ka dhënë zotime për zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura me Serbinë në kuadër të dialogut për normalizim, ato që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe gjithashtu edhe marrëveshjet e kaluara të Dialogut.

Kurti në këtë takim ka treguar se Kosova është e përkushtuar për të ecur përpara me procesin e normalizimit dhe është zotuar për angazhim konstruktiv.

“Në këtë kontekst, Kosova zotohet që plotësisht të zbatojë të gjitha obligimet respektive që dalin nga Marrëveshja Bazike për Rrugën Drejt Normalizimit dhe Aneksi Zbatues i saj, përfshirë aty të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut. Detajet e implementimit do të diskutohen në dialog nën lehtësimin e BE-së”, ka thënë Kurti pas takimit me Koopman.
Megjithatë në një intervistë të dhënë të premten për “Reuters”, Kurti kur ka folur për Asociacionin, ka thënë se është i gatshëm të bisedojë për atë marrëveshje, por ka specifikuar se s’flet për diçka që do të cenonte Kosovën si shtet.

Kreu i Qeverisë së Kosovës gjithashtu ka qenë kritik për Perëndimin, për shkak të fokusimit të tyre vetëm tek çështja e Asociacionit, duke thënë se ka një gamë të gjerë marrëveshjesh mes Serbisë dhe Kosovës, e që Serbia ka dështuar që t’i zbatojë./GazetaExpress/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here