Deklarata skandaloze e Rabit Konjufcës, këshilltar i Maqedoncit, citohet nga mediet në Serbi: “Po glorifikohet Faton Hajrizi”

Mbrëmë Rabit Konjufca, xhaxha i Glauk Konjufcës, kryetar i Kuvendit të Kosovës, shkroi një status absolutisht skandaloz.

Në statusin e tij, Konjufca e barazoi vrasjen e kryer nga Faton Hajrizi me sulmin e armatosur të grupit të Milan Radoiçiqi, ku ra në krye të detyrës rreshteri hero Afrim Bunjaku.

“Kosovë-Serbi 1-1! Mbani mende. Fatoni do te kthehet ne Kosove pa asnje there ne kembe. Pastaj do te filloj gara e kushtezimit të ekstradimit te Radonqigit ne Kosove me ekstradimin e Fatonit ne Serbi.

Kjo eshte prognoza ime pa bastore!” – shkroi ai në Facebook.

Tashmë kjo deklaratë skandaloze ka nisur të citohet në mediet në Serbi.

Media pro-regjimit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Kuriri ka dhënë jehonë kësaj deklarate të papërgjegjshme të këshilltarit të ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

“Kosova Serbie 1-1”: Deklaratë skandaloze e këshilltarit të ministrit të Mbrojtjes së Kosovës! Fatoni vrau një polic serb dhe tani ata po e glorifikojnë atë” – është titulli i Kuririt.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here