“Dekada e Albin Kurtit po vjen”, Vehbi Kajtazi e pranon se në 2020 “nuk ka qenë normal”

Gazetari Vehbi Kajtazi ka ndarë me përcjellësit një parashikim që kishte bërë në vitin 2020 për Vetëvendosjen dhe partitë e tjera.

Kajtazi, atëbotë në Debat Plus në RTV Dukagjini kishte parashikuar se “dekada e Albin Kurtit po vjen”, duke shtuar se “ai do ta ketë mbështetjen më të madhe popullore për të paktën 8 vjetët e ardhshme”.

“Dekada e Albin Kurtit po vjen. Albin Kurtin do ta kemi njeriun ma të fuqishëm me mbështetjen ma të madhe popullore për të paktën 8 vjetët e ardhshme, sepse zakonisht ndodhë që dy mandate janë që një lider apo një subjekt politik i konsumon pushteti dhe u jep mundësi subjekteve tjera politike të reformohen, të këndellen nga të qëndruarit gjatë në opozitë për të arritë me u kthy para votuesve me oferta konkrete, duke i përdorur gjithmonë gabimet e pushtetit”, kishte thënë Kajtazi në Dukagjini.

Këto komente gazetari i kishte bërë pas zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të komunës së Podujevës më 2020, kur Shpejtim Bulliqi i VV-së kishte fituar pa balotazh.

Kajtazi kishte shtuar se “ky rezultat do t’i bëjë bashkë partitë e tjera sepse ashtu-kështu do të pësojnë humbje të thellë”.

“Ky rezultat në Podujevë partitë tjera do t’i shtyjë të bëhen bashkë sepse ashtu-kështu do të pësojnë humbje të thellë. Qoftë nëse bëhen bashkë, qoftë nëse shkojnë në zgjedhje kështu siç janë. PDK-ja pa liderin e saj Kadrei Veseli dhe pa liderin e saj kryesor, Hashim Thaçin, është parti që nuk garanton rezultat të mirë. LDK përkundrazi, po cilësohet si sinonim i së keqes në Kosovë. AAK dhe Nisma janë dy subjekte tjera që kanë ndikim periferik në peshën elektorale…Por ky rezultat unë mendoj që pavarësisht pasojave do t’i afrojë”, kishte deklaruar Kajtazi.

E ai këto deklarata i ka rishpërndarë te përcjellësit, duke shtuar me humor se “në 2020, 90 % nuk ishte normal”.

“Ne 2020-en, 90 per qind nuk kam qene normal ”, ka shkruar Kajtazi në Facebook.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here