Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm edhe në rigjykim

Gjykata Themelore në Ferizaj, në rigjykim e ka dënuar sërish me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, të akuzuar për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani.

Aktgjykimi është shpallur të hënën.

Gjykata e ka dënuar sërish me 15 vite burgim të akuzuarin tjetër, Arbër Sejdiu.

18 vjeçarja Marigona Osmani u vra më 22 gusht të vitit 2021 në banesën e të akuzuarit kryesor, Dardan Krivaqa, në qytetin e Ferizajt.

Sipas aktakuzës, Dardan Krivaqa thuhet se më 21 gusht 2021, rreth orës 10:14, në banesën e tij, pa pëlqimin e tani të ndjerës Marigona Osmani, e kishte detyruar atë të kryente marrëdhënie seksuale dhe e kishte abuzuar e maltretuar në forma të ndryshme.

Një ditë më pas, më 22 gusht 2021, Krivaqa dhe Sejdiu akuzohen se kanë privuar nga jeta Marigona Osmanin, në përpjekje për të fshehur veprën penale të dhunimit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here