Dallga e frikshme antisemite që po përhap Erdogani në Shqipëri

Gjithçka nisi me një peticion online nga një portal i financuar nga Sulltani i Stambollit. Portali quhet ‘mexhlis’ dhe është shkoqur një media që paguhet me lira turke.

Kjo media sulmoi një lider fetar në Shqipëri. Lider që nuk është shqiptar, por që drejton një religjion të njohur ligjërisht, fenë hebraike.

Bëhet fjalë për Rabinin e Shqipërisë Yoel Kaplan, i cili ishte ftuar në iftarin e shtruar nga Edi Rama dhe gruaja e tij Linda, në ditën e fundit të muajit të Ramazanit.Një grup personazhesh publike në Tiranë, të njohur për afërsinë e tyre me Erdoganin, e kanë quajtur rabinin e Shqipërisë kriminel, vetëm se ai ka veshur uniformën ushtarake për të mbrojtur vendin e tij, pas masakrës së 7 tetorit 2023, kur Hamas vrau 1200 izraelitë dhe mori peng mbi 200 të tjerë.

Erdoganistët sulmonin drejtuesit e Komunietit Musliman Shqiptar pasi kanë respektuar rabinin duke u ulur pranë tij në iftar.

Por asgjë nuk mbaroi me kaq. Pas vizitës së Edi Ramës në Izrael, Redi Shehu, një opinionist që shkruan në revista dhe portale të financuara nga Turqia, e quajti Izraelin një shtet gjenocidal, në një shkrim gjithë urrejtje kundër hebrejve. Shehu, një shkodran, të afërmit e të cilit në kafehane i thurnin lavde Bin Ladenit në vitet 2000, nuk e ka thjesht me shtetin e Izraelit, por me hebrenjtë.

Një antisemit tipik, Shehu kundërshton hapjen e muzeve hebreje në Vlorë e Tiranë.

”Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, kryeministri shqiptar ofron edhe një seri muzeumesh hebreje nga Tirana në Vlorë, pa i shpjeguar zgjedhësve të vet dhe të gjithë shqiptarëve se bazuar mbi çfarë meritash këto muzeume do ngrihen. Çfarë ka qenë e spikatur në kontributin e hebrenjve në Shqipëri? Çfarë kanë bërë ata në lidhje me pavarësinë, shtetin, apo ekonominë shqiptare ndër shekuj? Cili është ndikimi i tyre në kulturën shqiptare? A kanë pasur ato një ndikim në çështjen tonë kombëtare, kur edhe Kosovën e njohën shumë vonë, bazuar në marrëdhëniet tipike çifute ‘më jep të jap’, më prano Jeruzalemin si kryeqytet, të të njoh unë ty”, shkruan Redi Shehu në komentin e tij antisemit.

I cili jo vetëm që urren hebrenjtë në gen dhe e shpreh atë hapur, duke i quajtur me idiomën pezhorative “çifutë”, por pa pikë turpi thotë se e njohën vonë Kosovën.

Kur Palestina dhe Hamasi i Redit, jo vetëm që nuk e ka njohur, por diplomatët palestinezë në Beograd janë edhe antishqiptarët më të regjur në deklaratat e tyre nga Serbia dhe për mediat serbe.Bota palestineze, e cila është e ndarë ndërmjet integralistëve të Hamasit dhe prorusëve të Al Fatahut, janë të gjithë hapur kundër Kosovës. Asnjë personazh palestinez, jo vetëm politikan, por edhe artist a gazetar nuk ka shprehur kundërshtim të gjenocidit serb ndaj shqiptarëve asnjëherë. E këtë Redi Shehu nuk e përmend kurrë, sepse për të kombi janë palestinezët, sepse kështu e ushqen Erdogan.

Vonë apo herët, njohja e Izraelit ndaj Kosovës është një vendim i qartë e politik, që nuk është bërë ‘më jep të jap’. Sepse Izraeli nuk ka marrë asnjë gjë në këmbim nga Kosova, se nuk ka nevojë. Por e ka bërë ngaqë atë ja kërkoi një vend aleat strategjik si SHBA. Kjo është real politikë. Kosovën nuk e njohin edhe shtete europiane, me të cilat ajo mban marrëdhënie të mira; si Greqia, Spanja, apo edhe Sllovakia etj. Por këtë metër erdoganistët e tipit Redi Shehu nuk e përdorin për Greqinë apo Qipron.

Kutin e Kosovës, e përdorin vetëm me Izraelin. Jo se kanë ndonjë dashuri me palestinezët, pasi nëse do të ishte kështu do të shkonin të luftonin për Palestinën, siç shokët e tij shkuan në Siri. Thjesht sepse merr urdhra nga Ankaraja, për të bërë martirin e Luftës së Çanakalasë dhe për të mbjellur farën e antisemitizmit në popullin që shpëtoi hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dhe e bënë muslmanët shqiptarë që ushqeheshin nga toka e tyre, jo nga lirat e Sulltanit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here