Clinton si Biden, videoja e ish-presidentit që pengohet bëhet virale dhe shkakton shqetësim për shëndetin e tij

Pamjet e ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, i cili dukej i dobët pak para lançimit të librit të tij të ri në një aktivitet letrar në Manhattan, New York, ka shkaktuar shqetësim dhe komente të forta në mediat sociale.

Ish-presidenti 78-vjeçar u kap në video duke u penguar teksa doli nga një automjet i zi dhe u përpoq të ecte në trotuarin jashtë qendrës kulturore 92NY. Clintonit iu desh të kapte një shkop për të mbajtur ekuilibrin, ndërsa këmba e tij e majtë u përkul për një moment, duke bërë që të pengohej pak.

Incidenti u regjistrua nga pjesëmarrësit dhe u postua në platformën X, ku menjëherë u bë viral, me disa përdorues që shprehën shqetësim për shëndetin e ish-presidentit. Disa e krahasuan gjendjen e tij fizike me atë të ish-Presidentit të SHBA-së Joe Biden, duke theksuar paqëndrueshmërinë e tij në lëvizje dhe lodhjen e dukshme.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here