“Çka po këqyrë” – sharje e gati përleshje fizike pas varrosjes së reperit Mentor Palokaj, e gjitha ndodhi në sy të Unikkatilit

Një situatë jo e këndshme ndodhi sot, pas ceremonisë së varrimit të reperit, Mentor Palokaj.

Sipas pamjeve të siguruara nga Gazeta Demos, disa persona u përfshinë në gati përleshje fizike, pas asaj të dukshme verbale.

Bazuar po ashtu në këto raportime, aty u dëgjuan sharje dhe po ashtu ofendime.

“Çka *** po këqyrë”, ishin fjalët të cilat u dëgjuan në këtë fjalosje.

Nuk dihet se kush ishin personat të cilët u përfshinë dhe shkaku që çoi në këtë situatë jo të këndshme.

E gjitha ndodhi në sy të reperit Unikkatil, i cili ishte po ashtu i pranishëm.

Varrimi i Mentor Palokajt u bë sot në varrezat e Gurakocit në Istog.

Ai u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.

Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike. /Telegrafi/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here