Çitaku i reagon Gërvallës: Fyerje dhe poshtërim për mijëra gra e burra që në rrethana lufte ndërtuan aleanca me botën demokratike

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka quajtur fyerje deklaratën e kryediplomates në detyrë, Donika Gërvalla se “nëse Serbia na sulmon, të jeni të sigurt se ne e mbrojmë vendin tonë”.

Gërvalla tha mbrëmë një intervistë në televizionin Syri në Shqipëri se “një gjë nuk hezitoj t’ua them gjithmonë edhe kolegëve të mi ndërkombëtarë, që në Kosovë, nëse Serbia na sulmon dhe mendon që mund të pushtojë territor, të jeni të sigurt që ne e mbrojmë vendin tonë”.

“Për ta rrumbullaksuar: Donika Gërvalla ua paska bërë me dije ndërkombëtarëve se Kosova nuk është më ajo që ka qenë. Se, nëse na sulmon Serbia, kësaj here paska kush lufton e kush e mbron. Madje, ka folur edhe për heroizmin e Ukrainës. Çfarë fyerje! Çfarë fyerje dhe poshtërimi për mijëra gra e burra që guxuan ta mundin frikën, që e sfiduan vdekjen, që ëndërruan lirinë dhe luftuan për të”, shkroi Çitaku në një postim në Facebook.

Kjo, sipas Çitakut është “fyerje” edhe për “mijëra dëshmorë e heronj që e nderuan vendin me jetën e tyre”.

“Çfarë fyerje për ata burra e gra që, me urtësi dhe guxim, në rrethana lufte ndërtuan aleanca me botën demokratike, aleanca të cilat sot po i dëmtoni me papërgjegjësi”.

Çitaku tha se “e gjithë kjo nuk është vetëm mungesë mirënjohjeje”.

“Është mjerim. Dhe trishtim i madh”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here