Çfarë është raketa hipersonike Fattah ose “pushtuesi”, u lëshua nga Irani drejt Izraelit

Një lloj i ri rakete hipersonike u përdor në sulmin e Iranit kundër Izraelit dhe sipas Teheranit, dhe shkalla e goditjes është 90%.Në një deklaratë, Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) pohoi gjithashtu se “90%” e raketave të saj goditën me sukses objektivat e tyre.

Kjo bie ndesh me raportet e tjera, teksa këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë e quajti sulmin “të paefektshëm”.

IRGC tha se raketa e saj “Fattah”, e krijuar dhe prodhuar nga Teherani dhe e zbuluar vetëm vitin e kaluar, ishte pjesë e një breshërie raketash që ranë mbi qytetet izraelite.

Emri i raketës është përkthyer nga arabishtja si “pushtues” ose “sjell fitore” .

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here