Bulliqi i Vetëvendosjes optimist për koalicion me LDK-në: Mu e ul, mi lanë do gjana anash

Shpejtim Bulliqi i Vetëvendosjes, kryetar i Podujevës, ish i LDK-së është shprehur optimist për një koalicion LVV-LDK.

Ai ka thënë se është mirë me u ul e me i lënë disa gjera anash, për intreres të përgjithshëm.

“Unë mendoj që nuk është i pamundur, janë disa dallime që ekzistojnë, por me një vullnet të mirë unë besoj që mund të tejkalohen”, ka thënë Bulliqi.

“Me rendësi është, populli thotë me i bë teklif, me i konsultu me i ulë e me diskutu me ta dhe me e pa vullnetin. Fundja formimi i institucioneve shtetërore është detyrë e çdonjërit prej neve, pavarësisht subjektit politik, prandaj besoj që nevojitet kontributi i të gjithëve në këtë momentum, në këtë situatë politike ku ndodhemi por edhe në kuptimin e brendshëm por edhe në aspektin ndërkombëtar është një momentum i mirë me u ulë me i lanë disa gjëra anash dhe me qit interesin e përgjithshëm para së gjithash”, ka thënë Bulliqi në Kanal10.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here