Bulliqi i futet përsëri garës për kryetar të Podujevës

Shpejtim Bulliqi synon të udhëheqë komunën e Podujevës edhe për një mandat të dytë.
Lëvizja Vetëndosje i ka besuar Bulliqit këtë kandidaturë për zgjedhjet e ardhshme lokale në këtë komunë.

“Po do të jemë përsëri kandidat. Është shpallë zyrtarisht kandidatura për kryetar të Komunës së Podujevës. Në qendrën e Lëvizjes Vetëvendosje në prezencë të strukturave të partisë dhe me prezencë të kryeministrit Albin Kurti”, ka konfirmuar Bulliqi në një bisedë për IndeksOnline.

Bulliqi, i cili udhëheq komunën që nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të vitit 2020, konsiderohet si një nga figurat kryesore të Vetëvendosjes në nivel lokal dhe ka pasur mbështetje të vazhdueshme nga baza e partisë në Podujevë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here