Brenda një dite, katër vrasje, Haradinaj: Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë

Daut Haradinaj ka reaguar pas ngjarjeve tragjike të 10 gushtit, ku katër vrasje mizore tronditën Kosovën, duke përfshirë ekzekutimin e tre personave në Gjilan dhe një vrasje tjetër në Prizren.

Ai ka theksuar se ky incident duhet të shërbejë si alarm për shoqërinë dhe institucionet që të marrin masa të ashpra ligjore për të ndëshkuar dhe parandaluar krimet.

Postimi i plotë:

Dita e 10 gushtit ishte një ditë tragjike për Kosovën. Vetëm brenda një dite, në vendin tonë ndodhën katër vrasje mizore. Tre persona u ekzekutuan në mënyrë makabre në Gjilan nga individë që ndër vite ishin të njohur për vepra të ndryshme penale, ndërsa një i ri u therr me thikë për vdekje në Prizren.

Kjo datë duhet të jetë alarm për gjithë shoqërinë dhe për të gjitha institucionet tona, pa dallim, që të marrin masa të pamëshirshme ligjore, jo vetëm për t’i ndëshkuar, por edhe për t’i parandaluar këto krime.

Veproni sot, për të mos vajtuar nesër!

Pastrojeni uniformën e policisë nga fajdexhinjtë.

Nuk ka komunë pa dukuri të tilla dhe shumica prej tyre dihen edhe nga publiku.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here