Presidenti 81-vjeçar i SHBA-së, Joe Biden u pa duke u larguar gjatë një demonstrimi me parashutë në samitin e G7.
Ndërsa liderët e tjerë qëndruan në vend, presidenti amerikan filloi të largohej ngadalë prej tyre dhe më pas qëndroi duke parë në të majtë, ndërsa dukej se vëzhgonte një parashutist që mblidhte pajisjet e tij.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni vuri re se Joe Biden nuk ishte aty për foton që do të bëhej, kështu që ajo iu afrua dhe, duke e kapur lehtë, e çoi përsëri te liderët e tjerë.