Gazetari Berat Buzhala është kërcënuar në rrjetet sociale.
Ai ka thënë se kjo “është pasojë e denoncimeve të rrejshme të kryeministrit të vendit kundër gazetarëve”.
Buzhala ka publikuar “screenshot” të bisedës.
“Vec s’po të shoh o i biri i shkines se besën e shqiptarit po ta jap se pa të vra ty e do si ti se lo, dije ditët e numërume i ki jo vec prej meje po ke të fala prej popullit kosovar”, i ka shkruar Valon Karanezi, Buzhalës.
Ai ia ka bërë “tag” ministrit Sveçla, ministres Haxhiu dhe Policisë së Kosovës.