Bekë Berisha: Lëvizja “Vetëvendosje” s’ka fytyrë me u përballë me opozitën

Kuvendi i Kosovës sot me fillim nga ora 12:00, do të mbajë seancë të jashtëzakonshme me iniciativë të AAK-së.

Në rend dite do të jetë trajtimi i problemit të furnizimit me ushqim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Pak para fillimit të seancës, “Vetëvendosja” ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë.

Në një konferencë për media, deputeti i VV’së, Enver Dugolli, ka thënë se nuk do të marrin pjesë në asnjë seancë të thirrur nga opozita derisa ata “të reflektojnë”.

Lidhur me këtë qëndrim të partisë në pushtet, ka reaguar kryetari i Komisionit për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes, nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha.

Ai thotë se Lëvizja “Vetëvendosje” nuk ka fytyrë me u përball me opozitën.

Sipas tij, problemi I ushqimit për ushtarët e FSK-së është çështje korruptive.

“S’kanë fytyrë me ardh me u përballë. Është çështje korruptive”, u shpreh shkurt Berisha për “Front Online”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here