Mot kryesisht me vransira parashihet ditën e premte, mirëpo nuk do të mungojnë intervale me diell.
Të reshura shiu përfshinë pjesë perëndimore të vendit gjatë ditës, e më vonë pritet të shtrihen dhe në pjesë tjera.
Në zona malore reshje dëbore. Temperaturat minimale zbresin në 1C e 3C, e ato maksimale ditën në rritje, shkojnë deri në 10C e 12C. Frynë erë jugore e juglindore, mesatare 4-9m/s.
Të shtunën temperaturat pësojnë rënie gjatë ditës në 4C e 0C deri në mbrëmje.
Paraqiten mundësi për të reshura, që deri në mbrëmje shndërrohen dhe në reshje të pakta dëbore. Ditën e diel do të ketë intervale me diell, pro mbetet ftohtë.
Të hënën më 17 shkurt, ditën e Pavarësisë, ende ftohtë, maksimalet pranë 0C, e nuk përjashtohen mundësi për rrebeshe të dobëta dëbore.
Nga dita e shtunë frynë erëra më të theksuara nga veriu e verilindja me hove deri në 10m/s.