Behrami: Kandidimi i Bedri Hamzës për kryeministër ka krijuar një entuziazëm të madh në PDK

Artan Behrami, kandidat i PDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se përfshirja e tij në listën zgjedhore ishte e papritur.

Behrami tha se vendimi për t’u angazhuar në politikë lidhet me siç i quan ai, me padrejtësitë që po ndodhin në Hagë, të cilat i ka përcjellë nga afër që prej themelimit të Gjykatës Speciale.

“Dëshpërimi u kanë me mungesën e një zani për padrejtësitë që po ndodhin në Hagë, të cilën ti e di, e kam përcjellë prej fillimit, prej kur është themelu deri më tani,” tha Behrami.

Ai, po ashtu vlerësoi këtë rrugë e mori edhe nga shpresa e krijuar me lidershipin e Bedri Hamzës.

“Ardhja e Bedri Hamzës e ka kriju një shpresë qaq të madhe mrena elektoratit të PDK-së, mrena Kosovës, që është e papërshkrueshme. Është një entuziazëm i madh,” tha Behrami.

Ai shtoi se matjet e brendshme tregojnë se mbi 98 për qind e njerëzve në PDK mbështesin Bedri Hamzën, duke e cilësuar këtë si një moment të rëndësishëm për partinë.

Bisedën e plotë të Artan Behramit në emisionin CONTEXT në ATV, e gjeni në videon më poshtë:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here