Bashkimi Evropian bëri të ditur se do të vazhdojnë të koordinohen ngushtë me SHBA-në sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar se qëllimi i tyre është një rajon i qëndrueshëm, ekonomikisht i lulëzuar dhe i integruar plotësisht në komunitetin euroatlantik. Njohësit vlerësojnë se vetëm me një përfshirje intensive të SHBA-së, mund të ketë përparim në dialog.
Komunikimi mes BE-së dhe administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi, duket se do të thellohet edhe më shumë.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha për RTV21 se BE-ja është në kontakt me SHBA-në sa i përket dialogut dhe se do të vazhdojë të koordinohet ngushtë me të.
“BE-ja dhe SHBA-ja janë në kontakt. Qëllimi është një rajon i qëndrueshëm, ekonomikisht i lulëzuar dhe i integruar plotësisht në komunitetin tonë euroatlantik. Ne do të vazhdojmë të koordinohemi ngushtë me SHBA-në”.
Sipas profesorit të së drejtës së BE-së, Emrush Ujkani, dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të ketë paparim pa një koordinim mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-së.
Ai thekson se përfshirja më intensive e SHBA-së në procesin e dialogut është garanci për një sukses përfundimtar.
“Pa koordinim mes BE-së dhe SHBA-së s’pres përparim në dialog. BE-ja dhe Ëashingtoni mund të dallojnë shumë çështje por sa i përket rajonit te Ballkanit Perëndimor kemi vërejtur që edhe gjatë periudhës së administratës së Trumpit nuk është se ka pasur ndonjë lëvizje një koordinim të mirë kjo do vazhdojë njëjte. … kjo do ishte një garanci më e mirë për të pasur një sukses përfundimtar në këtë proces të stërzgjatur”, tha Ujkani.
Edhe ish-diplomati Gëzim Kasapolli, vlerëson se SHBA-ja duhet të ketë përfshirje më të thellë në dialog, pasi në të kundërtën nuk mund të ketë përparim në këtë proces.S’mund të ketë përparim pa përfshirjen intensive në dialog. SHBA duhet të jetë prezentë në dialog. Besoj SHBA-ja duhet të angazhohet shumë thellë përndryshe dhe s’pres përparim. Çështje e Kosovës për momentin s’është çështje imperativ për shba por do i vie radha”, tha Kasapolli.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka kohë që ka ngecur.
Por së fundmi shefja e politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, ka thënë se unioni është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve qoftë përmes dialogut qoftë përmes ndonjë instrumenti tjetër.
“Kemi e thëne vazhdimisht që BE-ja ka mekanizma, mjete për ta çuar përpara këtë proces. Unë mendoj se përveç atyre qe janë insentiva se mjete të karakterit financiar ekomomik mund t’i përdor ne çdo situatë e qe një prej tyre është plani i rritjes mund të përdor mjete të tjera për t’i nxitur vendet te bëjnë progres por mund të këtë edhe mekanizma te tjerë qe natyrisht te dy vendeve t’i premtohen një ecje me shpejte me agjendën evropiane s’po du vv përdorë fjalën te garantohet…por në momentin kur po flasim dhe kur kemi disa vende që Brukseli s’po heziton te thotë që Shqipëria në vitin 2027 mund te jete pjesë e bllokut të përdoren edhe alternativa të tilla”, tha Ujkani.
“Ajo çka është pozitive Kallas ka evidentuar këtë ngecje. Znj Kallas ka pare qartazi se dialogu ka ngecur dhe për ecur parapara duhet jo vetëm dialog por edhe mekanizma tjerë….BE-ja ta ketë të qartë se Serbia. Be duhet të mendoj për masa më të fuqishme masa që mund t’i imponojë BE-ja janë të aspektit ekonomik dhe politik. Duhet te jetë më strikte në raport me Serbinë”, tha Gëzim Kasapolli.
Kosova dhe Serbia kanë arritur Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit në vitin 2023, por që të njëjtat nuk po gjejnë zbatim./tv21/