Bastisja në Ministrinë e Infrastrukturës, arrestohet nëna e reperit Getoar Selimi

Florije Selimi, nëna e reperit Getoar Selimi, është arrestuar të enjten në një bastisje të kryer në Ministrinë e Infrastrukturës me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Selimi është në mesin e tre zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës të arrestuar nën dyshimet për shkelje të rënda ligjore.

Sipas raportimit të portalit Sinjali, bashkë me Florije Selimin, janë arrestuar edhe Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.

Të tre zyrtarët dyshohen për veprime që mund të kenë dëmtuar interesin publik në kuadër të projekteve të infrastrukturës.

Policia e Kosovës tha sot se bastisja ndërlidhet me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria ndaj disa të dyshuarve për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

“Sot në Prishtinë, me autorizim të Prokurorisë kompetente, po zhvillohen hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të veprimeve hetimore, në bashkëpunim me organet e drejtësisë, do të jepen informacione të tjera,” tha sot Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas Kelanit, pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here