Kryeministrit Albin Kurti i është bërë qejfi që kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali zgjodhi Kosovën për vizitë të parë zyrtare.
Në pamjet që ka dërguar kryeministria nga takimi mes tyre, Kurti dëgjohet duke i thënë Spiropalit se Kosova dhe Shqipëria kutlivojnë marrëdhënie vëllazërore.
“Na bëhet qejfi që keni përzgjedhur Kosovën si vizitë të parë zyrtare. Kosova dhe Shqipëria kultivojnë marrëdhënie vëllazërore të cilat shprehen në çdo aspekt të ekonomisë, sigurisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës e tregtisë”, tha Kurti.Kryeparlamentarja e Shqipërisë më herët është pritur edhe nga kryetari i kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, me të cilin kanë mbajtur edhe konferencë për media.
Të dy, në deklarimet e tyre ritheksuan bashkëpunimin e shkëlqyer mes të dyja vendeve.