Balje me mesazh të prerë para seancës: Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige

Pak para fillimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputetja e sapozgjedhur Duda Balje ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke lëshuar një mesazh të drejtpërdrejtë për qëndrueshmëri politike dhe besnikëri ndaj elektoratit.

“Ka nga ne që nuk e shesin besimin për një karrige,” ka shkruar Balje, duke nënvizuar se për të, parimet dhe kërkesat e komunitetit që përfaqëson janë mbi çdo interes personal.

Balje ka bërë të qartë se përkrahja e saj për çfarëdo koalicioni qeverisës – qoftë me Albin Kurtin apo opozitën – varet nga një kusht specifik: krijimi i një komune me shumicë boshnjake në Kosovë.

Sipas saj, kjo nuk është një kërkesë e re, por një aspiratë 20-vjeçare e komunitetit boshnjak, që ende nuk ka gjetur zbatim në praktikë.

Me këtë qëndrim të vendosur, Balje e ka vënë veten në një pozitë kyçe në zhvillimet politike që priten në ditët në vijim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here