14.7 C
Pristina
E mërkurë, 3 Korrik, 2024

Babë e bir në Peqan të Suharekës kapen dhe ia bëjnë ‘gropën’ njëri-tjetrit, Policia i arreston të dy

Rastet e dhunës në familjet kosovare veç po rriten dhe viktimat kryesisht janë gratë. Por, jo rrallëherë ndodhë që edhe fëmijët të kapen me prindërit e tyre dhe për pasojë përfundojnë në Polici. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në fshatin Peqan të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Siç merr vesh Sinjali, të dyshuarit këtë herë janë babë e bir, të cilët janë kapur me njëri – tjetrin pas një konflikti verbal.

Bazuar në informacionet e para, ky nuk është rasti i vetëm pasi shpeshherë ata futen në sherr, e madje herën e fundit dyshohet se u përdor edhe arma.

Denoncimi i fundit u bë nga djali, i cili raportoi se babai ka tentuar ta sulmojë me sëpatë, ndërsa para disa ditësh ka gjuajtur me armë zjarri. Ndërsa ky i fundit ka deklaruar se i biri është përdorues i drogës dhe e sulmon – prandaj ka shkrepur armën si vetëmbrojtje.

Burimet e Sinjalit tutje thonë se janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe është sekuestruar arma, ndërsa palët janë arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tyre, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Kanosja”.

Po ashtu, me vendim të tij, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights