Avokati Koci proteston me disa gomarë para Kuvendit të Kosovës

Ka nisur protesta e avokatit Arianit Koci para objektit të Kuvendit të Kosovës, si shenjë pakënaqësie ndaj deputetëve.

Koci kësaj radhe ka marrë disa gomarë në protestën para Kuvendit.

Më herët, ai paralajmëroi se “do të ketë mbështetje të fuqishme” në protestën e sotme.

“Sot protestoj. Para Kuvendit. Do ta kam edhe një mbështetje të fuqishme… nga aleatët e veçantë. Do të ketë edhe media vendore dhe ndërkombëtare. Shteti është në bllokadë. Populli – në pritje. Milionat po humben. Askush nuk lëviz, askush nuk jep përgjegjësi. Protesta ime është simbolike, e qetë dhe paqësore – por mesazhi është real: Nuk mund të na shndërrojnë në turmë të heshtur” – tha ai.

Ndryshe, deputetët e Kosovës sot do të bëjnë edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit.

Kjo do të jetë hera e 41-të që ata do të provojnë përfundimi i seancës konstituive, e cila ka filluar më 15 prill. Gjithashtu, kjo do të jetë hera e tretë që deputetët provojnë konstituimin e Kuvendit pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here