Autoritetet e Kosovës e refuzojnë kërkesën e ministrit serb të Shëndetësisë për vizitë në Mitrovicë

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ia ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë ministrit të Shëndetësisë të Serbisë.

Sipas MPJD-së, ky vendim është marrë bazuar në reciprocitet, pasi Serbia ka refuzuar vizitën e ministrit të Kulturës të Kosovës, Hajrulla Çeku, në Preshevë.“Qasja e Kosovës mbetet e bazuar në reciprocitetin dhe respektimin e rendit të saj kushtetues. Pas refuzimit të Serbisë për të lejuar ministrin Hajrulla Çeku ta vizitojë Preshevën, Kosova ka refuzuar kërkesën për vizitë të ministrit të Shëndetësisë të Serbisë. Trajtimi i drejtë dhe i barabartë është thelbësor”- thuhet në njoftimin e Ministrisë të lëshuar më 26.03.2025.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here