12.8 C
Pristina
E hënë, 30 Shtator, 2024

Austri: Shembet skela e pasiguruar, lëndohet rëndë kosovari 36 vjeçar

Skelat nisën të lëkunden dhe u shembën bashkë me punëtorin i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me ambulancë.

Të hënën (sot) ka ndodhur një aksident në punë gjatë rinovimit të një fasade shtëpie në Wolfsberg (Austri). Një punëtor kosovar është ngjitur në një skelë të pasiguruar, e cila është shembur bashkë me të, trasnmeton albinfo.ch.

Shtetasi kosovar 36-vjeçar po pastronte pjesën e poshtme të një çatie në Wolfsberg të hënën rreth orës 10:15 në kuadër të rinovimit të fasadës së shtëpisë së përmendur, shkruan kleinezeitung.at. Pa marrë udhëzime specifike mbi punën, nga përgjegjësi i tij, ai u ngjit në një skelë që ende nuk ishte siguruar apo mbështetur për mur.

Skelat nisën të lëkunden dhe u shembën bashkë me punëtorin i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar me ambulancë në Wolfsberg LKH pas marrjes së ndihmës së shpejtë mjekësore.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here