ATV: Ushtari i FSK-së nuk kthehet nga trajnimi në Amerikë, braktis uniformën dhe shkon te familja në New York

Një ushtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka shkaktuar skandal duke mos u kthyer nga një trajnim zyrtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton ATV me burime, bëjnë të ditur se ushtari ishte pjesë e një grupi të FSK-së që po qëndronte në SHBA për trajnim. Mirëpo, por ai është ndarë nga pjesa tjetër e grupit dhe ka vendosur të qëndrojë ilegalisht tek familjarët e tij në Amerikë.

Sipas të njëjtave burimeve, atij ju është kthyer vetëm një uniformë nga trajnimi. Dyshohet se vendimi i tij lidhet me kushtet e vështira ekonomike dhe dëshirën për një jetë më të mirë në SHBA.

Ky veprim ka ngjallur reagime të ashpra dhe shqetësime në opinion, pasi paraqet jo vetëm një shkelje të rëndë disiplinore, por edhe dëmton imazhin e institucioneve të sigurisë në vend.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here