Asad duke ecur në rrugët e Moskës? Kjo është e vërteta e kësaj fotoje

Sipas agjencive ruse të lajmeve TASS dhe RIA Novosti, duke cituar burime zyrtare nga Kremlini, pas rënies së regjimit të tij, Bashar al-Assad dhe familja e tij kanë marrë azil politik në Rusi.

Megjithatë, një fotografi që qarkullon në rrjetet sociale, në të cilën pretendohet se janë publikuar pamje të Asadin bashkë me truprojat e tij në rrugët e Moskës, është e rreme.

Kjo foto është marrë gjatë vizitës së Asad në zonat e goditura nga tërmeti në Siri në vitin 2023 dhe nuk ka lidhje me ngjarjet aktuale.

Çfarë ka ndodhur me Bashar al-Assad-in?

Pas raportimeve për hyrjen e rebelëve në kryeqytetin sirian, u raportua për një fluturim të dyshimtë të një avioni që fillimisht u drejtua për në brigjet alavite të Sirisë dhe më pas u zhduk nga radarët. Megjithatë, nuk ka ende prova konkrete për largimin e Asadit nga vendi.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur raportet për rënien e regjimit të Asadit. Presidenti Joe Biden e ka quajtur këtë një “akt thelbësor drejtësie” dhe një “moment historik për popullin sirian”.

“Pas 13 vitesh lufte civile dhe dekadash të sundimit brutal autoritar, rebelët kanë detyruar Asadin të largohet nga zyra dhe të arratiset,” tha Biden.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here