As armët e as metalet e rralla, ja pse po bëhet “luftë” mes SHBA dhe Kinës

Përplasja ekonomike mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës ka marrë një kthesë të papritur, këtë herë, në fushat dhe kuzhinat e botës. Pekini ka ndërprerë blerjen e sojës amerikane si kundërpërgjigje ndaj rritjes së tarifave doganore të vendosura nga administrata e presidentit Donald Trump, duke i hapur derën Argjentinës si furnizues të ri në tregun aziatik.

Në të njëjtën kohë, Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, njoftoi përfundimin e një marrëveshjeje financiare me Buenos Airesin, që parashikon një ndihmë prej 20 miliardë dollarësh për qeverinë e Javier Mileit. Ndihma synon të stabilizojë rezervat e ulëta valutore të Argjentinës dhe të forcojë aleancën politike mes dy vendeve, pasi Milei është një mbështetës i hapur i republikanëve amerikanë, shkruan A2 CNN.

Megjithatë, menjëherë pas këtij zhvillimi, Kina ka nënshkruar një marrëveshje të re tregtare me Argjentinën për importin e sojës. Ky vendim është një goditje e rëndë për fermerët amerikanë, të cilët varen nga tregu kinez si blerësi kryesor.

Trump ka premtuar një “plan shpëtimi” prej 10 miliardë dollarësh për të kompensuar humbjet, por detajet e tij ende nuk janë bërë publike. Për momentin, duket se beteja për ndikim ekonomik mes SHBA-së dhe Kinës po zhvendoset nga teknologjia, drejt tryezës së çdo konsumatori në botë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME