Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia e hetimeve e stacionit policor në Gjakovë, pas një angazhimi operativ dhe hetimor, ka reaguar me efikasitet ndaj disa rasteve të vjedhjeve të rënda të ndodhura kohët e fundit në qytetin e Gjakovës.
Sipas njoftimit nga Policia sot me datë 29 korrik 2025, janë arrestuar tre persona të dyshuar: V.B., T.T., dhe I.C., (meshkuj, dy madhorë dhe një i mitur).
Kjo mbi dyshimin për përfshirje në nëntë raste të vjedhjeve, ku cak ishin kabllot elektrike dhe pajisje pune nga objekte në ndërtim e sipër.
Vlera e dëmeve materiale të raportuara është e konsiderueshme.
Me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar në mbajtje dhe ndaj tyre është iniciuar procedurë për veprën penale: ‘’Vjedhje e rëndë’’.