Arrestimet e “spiuneve” të BIA-së në Kosovë: Kurti lavdëron AKI-në, disa merita ia jep edhe Prokurorisë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka lavdëruar institucionet e sigurisë dhe të policisë për arrestimet dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA).

Ai ka vlerësuar se arrestimet e pesë personave brenda një viti është rezultat i operacioneve të suksesshme të këtyre institucioneve.

Derisa meritat kryesore për këto arrestime ia ka dhënë Agjencisë Kosovës për Inteligjencë (AKI), Kurti disa merita ia ka dhënë edhe prokurorisë.

“Arrestimi i pesë personave të dyshuar për bashkëpunim me shërbimin sekret serb (BIA), brenda pak më shumë se një viti (tre shqiptarë dhe dy serbë), është rezultat i operacioneve të suksesshme të udhëhequra nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), në bashkëpunim me Policinë dhe Prokurorinë. Këto raste, përveçse dëshmojnë përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për destabilizim, konfirmojnë suksesin tonë në zbulimin dhe çmontimin e rrjeteve të inteligjencës serbe në Kosovë”, ka shkruar Kurti, duke treguar se cka përfshijnë këto raste.

“Rastet përfshijnë: përpjekje për rishkrim të historisë me qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe mohimin e masakrës së Reçakut; infiltrime në organizata ndërkombëtare dhe në qarqe ekstremiste fetare me qëllim dëmtimin e sigurisë dhe imazhit të shtetit. Njëri nga të dyshuarit (A.V.), pas përballjes me dëshmitë, tashmë ka pranuar fajësinë.bAKI, në bashkëpunim me mekanizmat vendorë dhe ndërkombëtarë, ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm, aftësi të avancuara analitike e operative në mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues.bFtoj qytetarët të jenë të vëmendshëm dhe të angazhuar në përpjekjet për një Kosovë të qëndrueshme dhe të pathyeshme ndaj çdo forme kërcënimi. Trajtimi i suksesshëm i këtyre rasteve duhet të shërbejë si shembull për rritjen e vetëdijes dhe forcimin e frontit të përbashkët për siguri kombëtare”, ka shkruar ai.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here