Arrestime në Fushë-Kosovë dhe Malishevë për shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste

Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesin ka realizuar një operacion në Fushë-Kosovë dhe Malishevë.

Në këtë operacion, janë përfshirë dy raste të ndara, tri kontrolle të vendbanimeve ku ka rezultuar me dy të arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.

Njoftimi i plotë:

Jetë
Arkiva
Kultura
Video
Impresum
Privacy Policy
Shpallje
Radio Prishtina

Arrestime në Fushë-Kosovë dhe Malishevë për shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroristeFoto: Laura Hasani
Arrestime në Fushë-Kosovë dhe Malishevë për shpërndarje të propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste

Kronika
May 22, 2025 – 08:43
Shpërndaje:
Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesin ka realizuar një operacion në Fushë-Kosovë dhe Malishevë.

Në këtë operacion, janë përfshirë dy raste të ndara, tri kontrolle të vendbanimeve ku ka rezultuar me dy të arrestuar mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale, transmeton Zeri.info.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 22 maj 2025

Pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), sot në orët e hershme të mëngjesit është realizuar një operacion i suksesshëm policor.

Operacioni policor ka përfshirë dy (2) raste të ndara, që kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.

Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here