Antidroga me aksion në Prizren, sekuestrohen substanca narkotike, para të gatshme dhe disa telefona

Njësia e Antidrogës ka zhvilluar mbrëmë një aksion në Prizren, që rezultoi me sekuestrimin e një sasie të drogës, si dhe prangosjen e personit të dyshuar për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme.

Bazuar në informacionet e para, pas kontrolleve të kryera nga ana e Policisë, janë sekuestruar disa qese me marihuanë.

Gjatë bastisjes jane gjetur telefona dhe mbi 100 euro para të gatshme.

Personi i dyshuar është shoqëruar në Polici dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here