Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka uruar Dimal Bashën si Kryetar të ri të Kuvendit të Kosovës.
Në reagimin e saj, Ambasada gjermane shpreson që Kosova tani të ecë përpara me formimin e institucioneve.
“Urime Dimal Bashës, Kryetarit të ri të Kuvendit të Kosovës. Shpresojmë që tani Kosova të jetë në gjendje për formimin e institucioneve”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Dimal Basha është Kryetari i ri i Kuvendit të Kosovosë. Ai mori 73 vota për, 30 kundër dhe tri abstenime.